Flet për herë të parë nëna e Bin Laden: Ka qenë një fëmijë i mirë

Publikuar tek: bota, më 19:12 03-08-2018 Flet për herë të parë nëna e Bin Laden: Ka qenë një fëmijë i mirë Osama Bin Laden

Nëna e kreut të al-Kaedës, Osama Bin Laden, ka folur për herë të parë për djalin e saj, shtatë vjet nga vdekja e tij në 2011.

Bin Laden akuzohej për një numër të madh sulmesh terroriste në mbarë botën duke përfshirë dhe sulmin famkeq të 11 shatatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për The Guardian, Alia Ghanem është shprehur se djali i saj ka qenë një fëmijë i turpshëm dhe i mirë, por ai ndryshoi pasi tallej nga bashkëmoshatarët në universitet.

Gjithashtu, ajo ka shtuar se ata e kishin takuar Osamën dy vite përpara sulmit në SHBA, kur ai ishte në Afganistan.

Babai i tij, është ndarë nga Alia Ghanem, kur Bin Laden ishte 3 vjeç, e ndërsa ka më shumë se 50 fëmijë në total nga martesat e tjera.

Dy vëllezërit të tij u shprehën për The Guardian se ata ndihen të turpëruar nga akti që kreu vëllai i tyre.

Familja Bin Laden mbetet një nga familjet më me ndikim në Arabinë Saudite.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013202905654907
array(1) { ["section"]=> string(71) "flet-per-here-te-pare-nena-e-bin-laden-ka-qene-nje-femije-i-mire-130062" }