Flet për herë të parë OlesiaDduka: Mora 900 mijë euro borxh, më kërcënuan dy vëllezërit biznesmenë

Publikuar tek: barometri, më 08:27 01-03-2018 Flet për herë të parë OlesiaDduka: Mora 900 mijë euro borxh, më kërcënuan dy vëllezërit biznesmenë

Duket se s’mbarojnë telashet për Olesia Dukën, stomatologen nga Tirana, e cila është akuzuar nga disa biznesmenë për mashtrim dhe përvetësim të shumave të mëdha me para, deri në 2 mln euro. 

Ndërsa ditën e sotme gjykata e rrethit të Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, në adresë të saj ka mbërritur një denoncim i ri.

Janë tre biznesmenë, ata të cilët kanë depozituar sot në Prokurorinë e rrethit gjyqsor Durrës një denoncim ndaj Olesia Dukës, të cilën e akuzojnë se përmes mashtrimit u ka marrë një shumë të majme prej 1.2 milionë euro.

Biznesmenët që kanë bërë denoncim janë Ilir doci, Blandi Tafaj dhe Bledar Pulaha. Ata e akuzojnë Olesian për vjedhje pasurie me mashtrim.

 Paraditen e sotme, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Dukës, ndërsa gjatë seancës deklaroi se personat që e kanë denoncuar nuk i ka mashtruar por me ta ka patur marrëdhenie biznesi, madje sipas saj veprimet janë kryer me praninën e noterit.

Ajo deklaroi se dy vëllezër biznesmenë nga Durrësi e kishin kërcënuar nëse nuk i kthente 900 mijë euro, kështu që në këto kushte sipas saj është detyrra të marrë borxh te persona të tjerë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026221990585327
array(1) { ["section"]=> string(103) "flet-per-here-te-pare-olesiadduka-mora-900-mije-euro-borxh-me-kercenuan-dy-vellezerit-biznesmene-111840" }