Flet për herë të parë pas akuzave deputeti Hyseni: Le të mblidhen avokatucët e opozitës, jam i gatshëm të përgjigjem

Publikuar tek: barometri, më 07:19 30-03-2018 Flet për herë të parë pas akuzave deputeti Hyseni: Le të mblidhen avokatucët e opozitës, jam i gatshëm të përgjigjem

Alket Hyseni, deputet

Depueti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, i cili akuzohet për përfitim pronash në bregdet në mënyrë të jashtëligjshme sqaron sot në parlament situatën e tij.

Hyseni shprehet se akuzat janë të pavërteta e se asnjë qindarkë e pasurisë së tij nuk ka prejardhje të jashtëligjshme, por ka ardhur nga mundi e shkollimi i tij. Deputeti thotë se le të mblidhen avokatucët e opozitës e ai është i gatshim ti përgjigjet çdo akuze të ngritur.

Më shumë nga fjala e deputetit.

"Asnjë qindarkë e pasurisë sime nuk ka prejardhje të paligjshme, është bërë me shumë mund. Kam punuar pa ndërprejrje së bashku me familjen time, i jam përkushtuar arsimimit,, për të dalë shkëlqyer në të gjitha nivelet e arsimit. Ky ka rezultuar edhe investimi më i madh, vij nga një familje njerëzish intelektualë, që respektojn ligjin dhe shtetin, i jam mirenjohës prindërve që janë shqetësuar nga balta politike, në bashkëpunim me element kazani.

Mund ti përgjigjem çdo imagjinate të sëmurë. Jam krenar për një kompani të themeluar prej meje, që është pasuri e familjes sime, që është një nga tatimpaguesit më të mëdhenj. Le të mblidhen të gjithë avukatucët e opozitës. Ju thashë që akuzat janë të pabaza. Jam në gjendje të sqarojn këdo për të ardhurat e mia, kam detyrim tiu përgjigjem kujtdo".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033866167068481
array(1) { ["section"]=> string(121) "flet-per-here-te-pare-pas-akuzave-deputeti-hyseni-le-te-mblidhen-avokatucet-e-opozites-jam-i-gatshem-te-pergjigjem-115022" }