Flet për të parën herë piloti i avionit të drogës në Divjakë, Riformato: Bajrami m’u prezantua si shoqërues i një deputeti, kishte distiktiv

Publikuar tek: aktualitet, më 13:48 28-10-2015 Flet për të parën herë piloti i avionit të drogës në Divjakë, Riformato: Bajrami m’u prezantua si shoqërues i një deputeti, kishte distiktiv

Piloti i avionit të drogës rrëzuar në Divjakë, Giorgio Riformato ka folur për herë të parë në gjyq ku ka rrëfyer se Sajmir Bajrami, i arrestuari me 400 kilogramë hashash, i ishte prezantuar si shoqëruesi i një deputeti shqiptar. Riformato, ka thënë para trupës gjykuese se Bajrami i ka treguar edhe një distiktiv policie.

Sakaq, ai flet për planet që kishte në Shqipëri për hapjen e një agjencie turistike ajrore për shkak të fluksit të madh të turitëve në prag të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri.

“Sajmir Bajrami u prezantua si shoqërues i një deputeti.  Bajramin s’e njihja. S’kisha qenë më parë në Divjakë. Ai kishte një distiktiv policie.

Në Shqipëri doja të hapja një agjenci turistike ajtrore për shkak të fluksit me rastin e vizitën së Papës”, citon Riformato ndërsa thotë se arsyeja e rrëzimit të avionit ishte një defekt teknik.

 “Lëshova sinjalin SOS pas defektit. Sinjali u kap nga kulla e Brindisit “, ka thënë piloti i avionit të rrëzuar në Divjakë.

Ndërsa Sajmir Barjami ka deklaruar më parë se njihej prej kohësh me pilotin italian dhe se ishte takuar me të edhe në Itali. Bajrami thotë se, ka dyshime që piloti italian mund të merrte lëndë narkotike dhe nga persona të tjerë. “U takuam më 8 maj në Rinas dhe më 9 maj ishim në Divjakë për të vazhduar terrin”, thotë Bajrami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 4 transformimet e pabesueshme të qenve falë ndihmës së "Animal Rescue Albania"
Përleshje masive mes grupeve shqiptare dhe latine në burgun e Genoas, 20 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.013556957244873
array(1) { ["section"]=> string(143) "flet-per-te-paren-here-piloti-i-avionit-te-droges-ne-divjake-riformato-bajrami-m-u-prezantua-si-shoqerues-i-nje-deputeti-kishte-distiktiv-24162" }