Flet profesori i Elvi Fundos: I ka rënë në qafë standarteve profesionale por ata hundleshët... (REAGIMI I PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:50 09-03-2017 Flet profesori i Elvi Fundos: I ka rënë në qafë standarteve profesionale por ata hundleshët... (REAGIMI I PLOTË)

Flet profesori i gazetarisë Zylyftar Bregu për rastin e gazetarit Elvi Fundo, të dhunuar dje barbarisht, në mes të ditës e në mes të Tiranës, nga autorë ende të paidentifikuar. Profesor Bregu thotë se, edhe pse Fundo i ka “rënë më qafë standarteve profesionale” ai nuk beson se ata që e dhunuan dje kishin si motiv ta përmirësonin profesionalisht.

“Elvi Fundo ka qenë një ndër studentët e gazetarisë që ishte në prag të diplomimit kur unë nisa në Departamentin e Gazetarisë.

Prej asaj kohe, ai ka pasur një karrierë, si shumica e gazetarëve, herë në redaksitë që zbulojnë mëkatet e pushtetit e herë në zyrat që tentojnë të manipulojnë redaksitë e mediave. Por gjithmonë ka qenë antikonformist. Tipari kryesor i një gazetari.

Gjithmonë transparent për pozicionin që ka zgjedhur. Edhe pse herë herë duke i rënë më qafë stardadeve profesionale të objektivitetit, balancës, pse jo dhe ndershmërisë. Pavarësisht cenimit të standardeve profesionale, unë nuk besoj që ata “hundleshët” që e dhunuan dje, kishin si motiv që ta përmirësonin Elvin profesionalisht.

Ata kishin si qëllim në rastin më të mirë ta trembnin e në rastin më të keq ta linin sakat. Prandaj legjitimimi i dhunës ndaj tij, dhe ndaj cilitdo gazetar, sidomos kur vjen nga i ngjashmi, është më së paku cinik”, përmbyll profesor Bregu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023247957229614
array(1) { ["section"]=> string(112) "flet-profesori-i-elvi-fundos-i-ka-rene-ne-qafe-standarteve-profesionale-por-ata-hundleshet-reagimi-i-plote-71305" }