Flet psikiatri i vrasësit të policit: Ishte pacient i hershëm, policia nuk na pyeti për aksionin

Publikuar tek: aktualitet, më 07:02 06-10-2015 Flet psikiatri i vrasësit të policit: Ishte pacient i hershëm, policia nuk na pyeti për aksionin

Mjeku psikiatër që është marrë me rastin e Ruzhdi Aishtës thotë se, ndonëse 56 vjeçari njihej për problemet e tij mendore, ashkush nga uniformat blu nuk ka kërkuar nga mjekët për t’u treguar për të.

Gjon Preçi thotë në një intervistë për “Panoramën” se aishta vuante nga një lloj skizofrenie që ia bënte realitetin si në gjendje lufte imagjinare. Për këtë arsye, mjeku shprehet se argumenton dhe rezistencën prej 12 orësh të autorit të vrasjes së komandantit të FNSH-së dhe plagosjes së 21 vjeçarit.

A e nijihnit Ruzhdi Aishtën , duke qënë se ka qenë një person me probleme mendore?

Po, e njoh prej vitesh. Ka qenë pacient i ynë. Ka pasur një psikozë mjaft rezistente, paranoid të skizofrenisë ku gjithë mjedisi ku jeton i sëmuri bëhet armiqësor, sipas tij ndaj dhe reagon ashpër. Ka shumë që është diagnostikuar madje ka pasur edhe statusin e invalidit, për shkak të humbjes së aftësisë nga sëmundja kronike. Ka qenë një përson që nuk është mjekuar siç duhet për shkak edhe të vështirësisë për ta bindur.

Si ishte tipi i Aishtës?

Ruzhdi Aishta ka pasur integritetin intelektual të tillë që të reagojë me saktësi të veprimeve ose kundërveprimeve të forcave të policisë apo RENEA. Nuk ka qenë ndonjë person që bënte ndonjë veprim kaotik dhe mund ta kapje të papërgatitur. Këta persona kanë hipervigjilencë, janë shumë vigjilentë dhe shumë dyshues. Është interesante se ku e ka gjetur armatimin, duke qenë se ka qenë i identifikuar si person me probleme mendore të gjithë i ruheshin dhe nuk e ngacmonin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada ruse bën humor me konfliktin në Siri, ja çfarë poston në Twitter (Foto)
U akuzuan për abuzim me lejet e ndërtimit në Velipojë, lirohet ish-kreu i komunës dhe 8 ish-zyrtarët »
Article Logic
Execution time: 0.014090061187744
array(1) { ["section"]=> string(100) "flet-psikiatri-i-vrasesit-te-policit-ishte-pacient-i-hershem-policia-nuk-na-pyeti-per-aksionin-22433" }