Flet Putin pas akuzave të SHBA-së: Ata po na kërcënojnë

Publikuar tek: bota, më 21:46 16-10-2016 Flet Putin pas akuzave të SHBA-së: Ata po na kërcënojnë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kërcënimet e fundit të SHBA-së, lidhur me sulmet kibernetike ruse ndaj organizatave politike amerikane, vetëm konfirmojnë se Uashingtoni po i përdor këto sulme për qëllime politike.

Duke folur pas samitit të grupit BRICS, Putin ka thënë se beson që akuzat për sulmet kibernetike janë kryesisht retorikë e fushatës së Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti rus ka thënë se shpreson që marrëdhëniet Moskë-Uashington, mund të përmirësohen pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, më 14 tetor ka thënë se “ne jemi duke dërguar një mesazh” Putinit, dhe “në kohën kur ne të zgjedhim, në bazë të rrethanave ky mesazh do të dërgohet me qëllim që të ketë ndikim më të madh”.

“Për herë të parë, prej një niveli të tillë, Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se janë duke bërë një gjë të tillë, ne në një farë masë ato janë kërcënuese”, tha Putin për gazetarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjike, vritet në rrugë vajza 15-vjeçare e atletit amerikan
Sherr në burgun e të miturve, humbin jetën 25 persona »
Article Logic
Execution time: 0.013788938522339
array(1) { ["section"]=> string(60) "flet-putin-pas-akuzave-te-shba-se-ata-po-na-kercenojne-56400" }