Flet Sadija: Shqetësimi i fundit i Dritëroit, mjekët që i dukeshin si policë dhe Ana që i gjeti ilaçin në Francë por s’e shpëtoi dot

Publikuar tek: aktualitet, më 07:28 04-02-2017 Flet Sadija: Shqetësimi i fundit i Dritëroit, mjekët që i dukeshin si policë dhe Ana që i gjeti ilaçin në Francë por s’e shpëtoi dot

“Çfarë do të bëhet me dorëshkrimet dhe gjithë ato që kemi në shtëpi Sadije?” Ky ishte shqetësimi i fundit i Dritëroit ndërsa Sadija, bashkëshortja e tij me qetësi i është përgjigjur se të gjitha do të sistemohen, vetëm ai të bëhej mirë.

Sadija, shoqëruesja e pandarë e shkrimtarit prej 53 vitesh tregon për Panoramën se gjendja e tij u përkeqësua të mërkurën e kaluar, 10 ditë më parë kur në orën 3:30 të mëngjesit e çuan me urgjencë në Sanatorium.  Bashkëshortja e Dritëroit rrefen se ai kurrë s’i ka dashur spitalet dhe shtrimi nuk i jepte një gjendje të mirë shpirtërore.

“Më thoshte se mjeku më duket si polic edhe pse mjekët ishin shumë të përkushtuar me të”, rrëfen Sadija.

Në korridorin e spitalit, shkruan Aristir Lumezi, ndodhet djali i Dritëroit, Artani i përlotur ndërsa vajza e tij Elona ndodhet me mjekët dhe personelin e spitalit në sallën e reanimacionit.Telefoni i Sadijes nuk pushon.

“Më kanë marrë nga Kosova, nga Italia dhe nga Franca, më ngushëllojnë dhe ndajnë hidhërimin me mua.

Dy ditë më parë e shkëputën nga pajisjet e frymëmmarrjes dhe nisi të merrte frymë vetë, duke e ndihmuar me oksigjen. Pashë se u bë mirë dhe kjo na bëri pak optimistë. Na iku si papritur.

Parametrat e organeve të tij u përkeqësuan menjëherë dhe nuk po e përballonin dot rendimin  që sëmundja kishte shkaktuar”, shprehet Sadija.

Ndërsa e pyetur për mbesën e Dritëroit, Anën e cila studion në Paris, ajo thotë:

“Kërkuam një ilaç që do i parandalonte hemoragjinë cerebrale dhe nuk e gjetëm, e porositëm në Francë, e gjeti Ana dhe me qejfin e madh që gjeti ilaçin për gjyshin, i cili e kishte pikë të dobëtt, po fluturonte të vinte por nuk arriti dot”, shprehet gruaja e Dritëroit në ditën më të hidhur të jetës së saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Caktohet data, ora dhe vendi ku do kryhen homazhet për Dritëro Agollin
Rrëfimi rrënqethës i Moikom Zeqos: Djali me gruan ruse, dhimbja e madhe e Dritëroit (FOTOT E SHKRIMTARIT ME TË BIRIN) »
Article Logic
Execution time: 0.010879039764404
array(1) { ["section"]=> string(136) "flet-sadija-shqetesimi-i-fundit-i-driteroit-mjeket-qe-i-dukeshin-si-police-dhe-ana-qe-i-gjeti-ilacin-ne-france-por-s-e-shpetoi-dot-67688" }