Flet sërish Zagani: Tahirit ia kam bërë të qartë se nuk i friksohem, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 22:13 05-11-2015 Flet sërish Zagani: Tahirit ia kam bërë të qartë se nuk i friksohem, do rikthehem në Shqipëri

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në emisionin “Opinion” Tv Klan një tjetër intervistë me ish-oficerin e policisë Dritan Zagani, i cili denoncon, sipas tij, fakte të reja lidhur me kapjen e institucioneve shtetërore nga organizatat kriminale.

Zagani është shprehur se nuk i frikësohet kriminelëve apo ministrit të Brendshëm, Saimir Tahir, ndërsa në Shqipëri do të rikthehet sapo të sistemojë fëmijët e tij në një vend të sigurt. Në video-intervistën e re, Zagani përmend emra të rinj lidhur me trafikun e drogës, ndërsa deklaron se i përfshirë është edhe një gjeneral italian me iniciale F.L.

Zagani, shypi shqiptar gazetat dhe televizionet  kanë lajmëruar se ju jeni shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptar, sepse keni thyer urdhërin e arrestit shtëpiak,  çfarë ka ndodhur me ju?

Jam njohur nëpërmjet internetit dje dhe sot me këtë fakt dhe përveç çudisë që e kanë bërë  shumë vonë dy muaj pasi e kanë deklaruar këtë fakt të tillë, sepse po të lexosh me vëmendje shtypin dhe deklaratat e policisë shtetit shqiptar  që me daljen e fazës së parë të intervistës,  me datën 2 shtator mendoja se do ishte bërë një gjë e e tillë, siç shihet e kanë bërë pak me vonesë, sepse kanë dashur të gjejnë alibinë e duhur mendoj unë.

Në lajmet e tjera të përcjella me burim policore, thuhet se Dritan Zagani është në  Zvicër?

Ata  mund të thonë çfarë të duan, unë ia kam bërë me dije ministrit dhe në fun page e tij në facebook, se unë nuk kam ikur për frikën e tyre apo për frikën e tij, apo për drejtësinë, kam ikur sa të sistemoj fëmijët e mi, në një vend që për momentin  nuk mund ta deklaroj për garancinë e jetës së fëmijëve të mi, të cilët janë minorenë.

Kjo është arsyeja që ju nuk deklaroni se ku  ndodheni?

Kjo është  arsyeja e vetme dhe në momentin e parë që unë të kemi siguruar garancinë e fëmijëve të mi të mitur në vendin në të cilin ndodhem aktualisht, do të kërkoj nëpërmjet avokatit tim dhe paraqitjen në seancat gjyqsore nëse është e mundur.

Autoriteteve të vendit ku ndodheni jua keni bërë prezent këtë shqetësim?

Që ditën e parë, që unë jam prezantuar se kush jam, jam prezantuar me gjithë dokumentacionin gjyqsor që disponoj, ato pak që disponoj sepse shteti nuk mundet të na i japë të gjitha në formë ligjore e të rregullt, por ata pak që kemi mundur të garantojmë, i kam prezantuar të gjitha faktet, çfarë ka ndodhur, në çfraë faze jam dhe çfarë pretendoj unë të ndjek dhe i kam paralajmëruar se në këtë luftë që unë kam pohuar gjatë asaj interviste që do dilte se pa dalë intervista kam bërë kërkesën për mbrojtje, u kam bërë prezent se shumë shpejt do të ndodhe një fakt i tillë. Fakt tjetër që më çudit është se bëhet nga prokuroria një kërkesë  për arrestimin tim ndërkombëtar, kur është e njëjta prokurori që pas kërkesës së avokatit tim për heqjen e masës së arrestit në një seancë gjyqsore, ka qenë dakort me heqjen e masës së arrestit ndaj meje. Dhe ishte gjykata ajo që çuditërisht siç ndodhin gjërat në Shqipëri, e cila kundërshtoi jo vetëm avokatin por edhe prokurorinë dhe nuk më hoqi masën e arrestit. Dhe e njëjta prorkurori për atë që ka pranuar vetë se ka qenë dakort për heqjen e masës, më shpall në kërkim ndërkombëtar. Kjo ngelet për tu parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy automjete dhe një triçikël përfshihen në aksident, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur në Fier
Grabitësit shqiptarë, si vidhnin një banesë për 5 minuta. Publikohen pamjet e pabesueshme video »
Article Logic
Execution time: 0.011564016342163
array(1) { ["section"]=> string(97) "flet-serish-zagani-tahirit-ia-kam-bere-te-qarte-se-nuk-i-friksohem-do-rikthehem-ne-shqiperi-24759" }