‘Flet sikur ke ngrënë letra...’, përplasja e Lalës me gazetarët Basha e Hoxha në emision (Debati)

Publikuar tek: politike, më 23:26 08-01-2018 ‘Flet sikur ke ngrënë letra...’, përplasja e Lalës me gazetarët Basha e Hoxha në emision (Debati)

Gazetarja Klodiana Lala është përplasur sot në emisionin “Studio e Hapur” me tëftuarit e tjerë, gazetarin Artan Hoxha dhe gazetaren Anila Basha.

Tensionet në studio janë rritur gjatë diskutimeve për shkarkimin e Haki Çakos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Basha ka nderhyrë dhe ka kërkuar fjalën duke u shprehur në një moment se Klodiana Lala "flet sikur ka ngrënë letra".

“Lere radhën Klodi, secili të thotë mendimin e vet...”, ka ndërhyrë Hoxha.

Pak përpara se të perfundonte emisioni Basha dhe Lala jane përplasur sërish pas një deklarate të kësaj të fundit. Basha i tha se ajo merret "me thashetheme dhe shashka", teksa Lala iu pergjigj: "Mos me jep mua leksione gazetarie".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010063886642456
array(1) { ["section"]=> string(96) "flet-sikur-ke-ngrene-letra-perplasja-e-lales-me-gazetaret-basha-e-hoxha-ne-emision-debati-105898" }