“Të vërtetën në radhë të parë duhet ta sqarojë drejtësia shqiptare, ajo e ka forcën. Unë kur e kam marrë vesh kam qenë duke luajtur bixhoz dhe kam mbi 20 dëshmitarë, ke kamerat dhe faturat... Unë kam kujtuar se po talleshin shokët e mi dhe kur jam kthyer e kam parë me të vërtetë emrin tim. Me më thanë se i kam vesht e mëdhenj, po mi ka falë zoti, po të më thuash vrasës me pagesë!", tregon Fizi.
"Kam shkuar vetë në polici, më kanë mbajtur 2 orë, më kanë pyetur. U kam thënë më futni në burg të përjetshëm, më pushkatoni si në kohën e Enver Hoxhës nëse me gjeni një fakt. Ndërsa unë kam kamera, 20 dëshmitarë ku kam qenë dhe prapë jam unë në televizor duke u akuzuar se kam dalë nga makina e Aldo Bumçi pa e njohur, nuk kam folur kurrë në telefon me të, e njoh vetëm si fytyrë. Armën pa leje e njoh vetëm përmes filmave të Rambos”, ka qënë ky pronocimi për Ora Neës i të riut Tonin Fizi , i akuzuar se ka qëlluar me armë mbrëmë teksa Monika Kryemadhi po hipte në makinë me vajzën e saj.
Fizi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e ndërsa Policia e Lezhës ka bërë me dije sot se është duke hetuar ende.