Flet vajza e përdhunuar nga mësuesi: Më vinte turp të tregoja, më bënte presion

Publikuar tek: aktualitet, më 06:57 05-06-2015 Flet vajza e përdhunuar nga mësuesi: Më vinte turp të tregoja, më bënte presion Demir Hoxha

Nxënësja e përdhunuar nga mësuesi i saj në shkollën ‘’Hysen Malko’’ në Kryekuq të Divjakës ka rrëfyer në polici se si ka ndodhur ngjarja.

“Mësuesi më bënte presion që të mos i tregoja kujt. Që nga hera e parë e deri në fund, nuk kisha guxim që ta denoncoja. Ai gjithçka e ka kryer duke bërë presion ndaj meje. Nuk kam kundërshtuar dot se kisha frikë. Kisha frikë edhe të tregoja se ai më bënte presion. Më thoshte që të mos kundërshtoja e të mos i tregoja njeriu. Më vinte edhe turp nga ajo që kishte ndodhur dhe prandaj nuk i tregova askujt. Por nga hera e fundit kisha turp të vija më në shkollë dhe i tregova mamasë për atë që mësuesi kishte bërë me mua’’, këto janë fjalët e vajzës, te psikologu për çfarë ka ndodhur me të.

Demir Hoxha, 62 vjeç, mësues me shumë vite përvojë e pranoi ngjarjen. Në një ballafaqim mes tij e vajzës, me përgjues, ai i tha asaj se nuk duhet t’I kishe treguar njeriu se po të mbeteshe shtatëzënë do ta dërgonte ai në një klinikë në Lushnje. Hoxha është në qeli. Bashkëshortja e lënduar ka thënë se do ‘’t’I japë duart’’ nëse kjo rezulton e vërtetë. Kurse djali I tij nuk ka arritur ende ta pranojë atë që ka ndodhur. Hoxha është baba i 6 fëmijëve.  Një e afërme e të miturës ka treguar se vajza shkonte çdo ditë në shkollë para orarit, duke u abuzuar seksualisht nga mësuesi, brenda klasës ku bëhej mësim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korçë, makina përplas për vdekje një kalimtar
Kërcënimi i gazetares shqiptare, Mediet e huaja: U kanos nga ISIS-i »
Article Logic
Execution time: 0.012796878814697
array(1) { ["section"]=> string(83) "flet-vajza-e-perdhunuar-nga-mesuesi-me-vinte-turp-te-tregoja-me-bente-presion-12715" }