Flet vajza që u përdhunua nga 4 të rinj në Nikël: Më kanë shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj, më jepnin drogë dhe më kërcënonin me motrat (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:13 13-07-2020 Flet vajza që u përdhunua nga 4 të rinj në Nikël: Më kanë shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj, më jepnin drogë dhe më kërcënonin me motrat (E PLOTË) Ilustruese

Vajza 17 vjeçe, e cila është përdhurnuar nga katër të rinj në Fushë-Krujë ka folur për ngjarjen e rëndë.

17-vjeçarja ka treguar detaje tronditëse duke thënë se 4 të rinjtë e kanë shfrytëzuar seksualisht dhe i jepnin drogra të forta.

Ajo ka treguar se është shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindej urdhërave dhe nëse denonconte rastin.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja,” tha vajza për ‘neës 24’.

Ndërsa ka treguar historinë e rëndë, vajza u ka bërë apel bashkëmoshatrëve që të mos i besojnë askujt.

LEXO EDHE: SKANDAL në Nikël/ Dje u shpall në kërkim për drogë dhe përdhunimin e 17 vjeçares, i riu shkon në shtëpinë e të miturës në mesnatë dhe i vendos tritol (DETAJE)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095670223236084
array(1) { ["section"]=> string(152) "flet-vajza-qe-u-perdhunua-nga-4-te-rinj-ne-nikel-me-kane-shfrytezuar-si-prostitute-per-8-muaj-me-jepnin-droge-dhe-me-kercenonin-me-motrat-e-plote-213697" }