Fletëthirrja e Prokurorisë për Shkëlzenin, Sali Berisha tregon si reagoi kur e mori vesh lajmin

Publikuar tek: barometri, më 07:17 27-01-2018 Fletëthirrja e Prokurorisë për Shkëlzenin, Sali Berisha tregon si reagoi kur e mori vesh lajmin

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur për çështjen e fletëthirrjes së Prokurorisë për djalin e tij Shkëlzenin.

Berisha u shpreh se ajo është një betejë e pastër politike e nisur nga kryeministri Rama.

“Absolutisht jam ndjerë shumë mirë. Po! Beteja politike nuk më intimidon kurrë. Është një sulm i mirëfilltë politik. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit që ajo ishte një përpjekje  Ramës për të mbuluar vjedhjen më të madhe të tij”, tha Sali Berisha.

Më tej ish-kryedemokrati Berisha u shpreh se djali i tij do të përballet me atë që ai e quan narko-shtet.

“Ai do të zhvillojë një betejë. Ai do të përballet me narko-shtetin. Ai si çdo qytetarë tjetër duhet të përballet me narko-shtetin. Ai nuk ka asnjë nevojë. Ai ka aftësitë e tij kombative Nëse do e thërrasin pa asnjë provë ai do t’i demaskojë”, tha Berisha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.45011186599731
array(1) { ["section"]=> string(101) "fletethirrja-e-prokurorise-per-shkelzenin-sali-berisha-tregon-si-reagoi-kur-e-mori-vesh-lajmin-108084" }