Fletëthirrja për Berishën në Prokurori, Klosi: Nuk është rastësi...

Publikuar tek: politike, më 00:16 26-01-2018 Fletëthirrja për Berishën në Prokurori, Klosi: Nuk është rastësi...

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në emisionin "360 Gradë" në Ora News, thotë se nuk është rastësi që fletëthirrja për Shkëlzen Berishën për çështjen CEZ, bëhet pikërisht para protestës së 27 janarit.

Klosi, mendon që është koicidentë që pikërisht sot prokuroria ka lëshuar një flet-thirrje për djalin e Sali Berishës?

Klosi: Kam dëgjuar këto ditë që çekët janë angazhuar për atë problem dhe nuk i kam dëgjuar herë tjetër vetëm këto ditë. Institucione në Çeki po përgatitet të përballen me këtë problem. Dikush ua ka kërkuar. Unë besoj se te gjithë ajo që ka thënë Lu-ja, që brenda janarit do të ketë "peshq të mëdhenj", por nuk më pëlqeu që "peshq të mëdhenj" quajti ca hajdutë. Kujtova se peshq të mëdhenj ishin ca të tjerë. Mbase ua kanë kërkuar çekëve që të riaktivizojnë këtë problem. Çështja është në Shqipëri dhe provat mund të vijnë nga Çekia.

Nuk bëhet asnjë rastësisht dhe nuk çuditen. Të dalin tani të protestojnë kundër Edi Ramës kur vetë janë deri këtu...me vrasje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012704133987427
array(1) { ["section"]=> string(69) "fletethirrja-per-berishen-ne-prokurori-klosi-nuk-eshte-rastesi-107956" }