Fli e qetë Elia!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:12 26-05-2020 Fli e qetë Elia! Elian dhe nëna e saj

Nga Ilir Hoxholli

U bëfsh vajzë e madhe dhe kurrë mos pafsh sëmundje më në trupin tënd. Gjërat janë me rrisk, po po. Mjekët i kishin thënë Erionin babait të Elias që ju nuk duhet të bëni femijë pasi bashkëshortja e saj ishte e sëmurë. Por a ka pengesë ta ndalojë një vajzë, një bashkëshorte të bëhet nënë?

E Çfarë është jeta e saj nëse nuk arrin të bëhet nënë? Motivi për tu bërë nënë solli në jetë Elian si të vetmen mundësi për ta thirrur nënë. Por ajo nuk e dinte se fryti i saj, ishte e sëmurë. Ata nuk thanë e duam djalë apo vajzë iu gëzuan faktit që Zoti iu dha një fëmijë.

 “Nuk dime si t’ia themi nënës që Elia është me Spina Bifida Aperte” - thoshte Erioni. Filloi ta shikonte vajzën e saj gjithmonë e me rrallë derisa pas 10 ditësh u detyruan t’ia thonin lajmin e keq. Një histori që na preku shumë, jeta e një bebi, por edhe e dy prindërve që nuk mund te kishin më asnjë mundësi për të patur fëmije, kishin rrezikuar jetën tyre ( nënës) për të patur Elian.

 Lotët i rridhnin natyrshëm, e fjalët humbnin sepse dhimbja ia kishte c’orientuar mendjen. “Më shpëtoni fëmijën” ishin fjalet që përsëriste nëna Elias. Erioni, babai i Elias gjeti një spital ne Münich, për hir të vërtetës pas një kontrolli që ne bëme rezultoi një nga klinikat më të mira e të specislizuara për këtë sëmundje. U interesuam dhe në kohë rekord sistemuam edhe avionin privat sanitar.

 Nëse doni të dini gjendjen financiare? Ata flinin motër ( halla e Elias) e vëlla ( babai Elias) ne një makinë të vogël jasht. Folëm me hallën dhe na tha nuk kane as pashaportat, duheshin urgjent. Mjekët gjermane i trembeshin ndonjë infeksioni dhe nxitnin qe Elia një orë e më parë duhet të shkonte në Gjermani.

 Sëmundja, sakrificat, lodhja, i kishin bërë që as lekë për pashaportat nuk kishin më. U pajisen për 24 orë me pashaporta, Elia flinte gjumë dhe as nuk e dinte që do i duhej të udhtonte drejt Mynihut. Shqiptarët brenda një nate, pikerisht në Natën e Kadrit i plotesojnë shumën prej 40 mijë eurosh dhe as këtë Elia nuk e dinte. Udhëtoi e qetë Elia drejt Gjermanisë me avionin sanitar nën kujdesin e mjekëve shoqërues të huaj.

Tensioni tek ne sa vinte e rritej, ishte bërë një sakrificë e madhe dhe ajo urgjent kishte hyrë në sallën s operacionit. Kur mjeku Bavarez doli nga salla dhe dha lajmin e madh se çdo gjë shkoi shumë mirë dhe lajmi “fluturoi” drejt nesh, u gezuam si fëmijë.

Një gezim dhe nuk është turp ta themi edhe lot gëzimi. Interesante Elian nuk e njihnim, as prindërit e saj, por jeta e saj vlente shumë, se është jeta e një motre të vogël që Zoti ia bëri rrisk të jetonte. Ju kërkoj ndjesë se u zgjata, por kemi patur edhe raste që jemi përlotur, kemi shtrënguar grushtet, se jeta është një betejë, por Elia vetëm 14 ditëshe si nje engjell i vogël, sot flen e qetë.

 Mamaja e saj e vështron tashme e qetë siç është në foto, e ne themi fli e qetë Elia, të rritesh e shëndetshme, se shqiptarët janë të mirë e me zemer të madhe. Sot të përkedhelim të gjithë nga larg. Falenderojmë Zotin që i dha sukses gjithçkaje, se pa Të asgjë nuk do te ishte e mundur...

100625472_715447202391366_6870421993842278400_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010465860366821
array(1) { ["section"]=> string(22) "fli-e-qete-elia-207830" }