Flirtoni me burrin tuaj! 6 arsye pse…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:39 18-02-2015 Flirtoni me burrin tuaj! 6 arsye pse…

Kujto ditët e romancës së hershme, fluturat në stomak, e bukur, ngacmim i gjallë, një ndjesi që të mbush me adrenalinë.

OH po .. flirtimi është i pabesueshëm! Dhe vetëm për shkak se ju keni qenë me partnerin tuaj për vite me radhe dhe ju keni  edhe  fëmijë me të, nuk ka asnjë arsye për të ndaluar flirtimin. Ja se si mund ta beni këtë. Bebja.com ju vjen në ndihmë me disa këshilla si të flirtoni me bashkëshortin tuaj…

1. Bëni mesazhe në telefon ose email atij me shënime sexy gjatë ditës kur është në punë. Nese e dini qe ai do te kthehet vone ne shtepi mundohuni ti vini femijet heret ne gjume dhe ta prisni e qete per nje darke ne çift

2. Jepini atij vëmendjen tuaj të pandarë. Po, fokusohuni, shikoni dhe dëgjoni pa ndërprerje vetem atë … flisni së bashku, tregoni per diten tuaj dhe kerkoni te dini per diten e tij… (pa kerkuar llogari)

3. Flisni me zë të ulët, flisni ëmbël. Lini zërin tuaj si ‘mumje’ për fëmijët, dhe mos harroni te beni zerin joshës apo  pëshpërimat e ëmbla për të njeriun qe dashuron.

4. Ne të gjithë i pelqejme komplimentet, kështu që thoni atij se ai duket i bukur kur del nga dera për të shkuar ne pune. Mendoni sa bukur do jete kur ta kujtoje me veten gjate dites fjalen qe i thate ne mengjes

5. Argetohuni. Nëse ju jeni një çift i gjallë provoni ti beni gjërat si nje loje e vogel. Beni plane për tu takuar në një restorant, por  pretendoni sikur është takimi juaj i parë.

6. Kontakt fizik. Jepini atij një përqafim,mbani dorën, prekni gjurin e tij. Ju duhet të kujtoni trupin tuaj si eksitohej kur së pari filluat një jetë intime me njëri-tjetrin. Dhe ta bëni ketë para  fëmijëve. Është gje e mire për fëmijët që të shohin prindërit e tyre duke qenë fizikisht te dashur me njeri-tjetrin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027541875839233
array(1) { ["section"]=> string(40) "flirtoni-me-burrin-tuaj-6-arsye-pse-3747" }