Flokët kanë funksione të rëndësishme, ja pse kemi më shumë flokë në kokë dhe jo në trup

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:21 25-04-2015 Flokët kanë funksione të rëndësishme, ja pse kemi më shumë flokë në kokë dhe jo në trup

Ne shpesh mendojmë se gjatësia apo ngjyra e flokëve është thjesht një zgjedhje personale, por në të vërtetë ato kanë një funksion shumë më të madh se kjo. Njeriu është e vetmja qenie që është ndërtuar me shumë flokë në kokë dhe jo në trup. Nëse flokët do të kishin qëllim vetëm për të mbajtur nxehtë, siç pohohet nga disa, ne do të kishim shumë flokë në trup dhe jo në kokë, transmeton newsbomb. Nëse flokët tuaj rriten për një kohë pa u ndalur dhe në një gjatësi të caktuar nuk rriten më, kjo do të thotë se kjo është gjatësia e flokëve që i duhet trupit tuaj. Gjatësia e flokëve është e ndryshme për çdo person dhe çdo trup ka kërkesën e tij për gjatësinë e flokëve.

Flokët gjithashtu reflektojnë në shëndetin e njeriut. Është e provuar shkencërisht që njerëzit me flokë të gjatë kanë tendencë të jenë më energjikë dhe kanë më pak gjasa të bien në depresion. Gjithashtu ata nuk e ndjejnë ftohtin në masën që e ndjejnë njerëzit me flokë të shkurtër.

Ka disa arsye se pse flokët janë vendosur në kokë:

-Fillimisht ato janë dirigjent i energjisë elektromagnetike të trupit, prandaj dhe krahasohen me një antenë radioje ose televizioni. Pozicioni i tyre në majë të kokës shërben për të përcjellë energji në trup.

-Flokët mbrojnë kokën nga ekspozimi në diell, përthithjen e vitaminës D në masën e duhur dhe më pas shpërndarjen e saj në trup.

-Gjithashtu ato shërbejnë për përthithjen e informacioneve.

-Flokët janë trajtuar në traditat e hershme si komponent i rëndësishëm për jetën shpirtërore. Ata që kanë flokë të gjatë ndjehen më natyrshëm dhe komodë me veten e tyre.

Edhe nga historia ka fakte që tregojnë se te flokët ishte përqendruar energjia. Gjatë pushtimit të Kinës, Ghenghis Khan e detyroi popullin e Kinës që të prisnin flokët dhe të mbanin baluke pasi sipas tyre në këtë mënyrë pengonin intuitën dhe dijen e njerëzve (në ballë).

Flokët shpeshherë tregojnë edhe gjendjen apo humorin tuaj. Të lumtur apo në zi, moshën, gjendjen civile etj.

Edhe qimet në trup kanë një arsye për pozicionin e tyre:

-Qimet e këmbëve rregullojnë sistemin e gjendrave dhe stabilizojnë fushën elektromagnetike të një personi.

-Qimet nën krahë përbëjnë një zonë shumë të ndjeshme të kombinimit të humorit, i cili ndikon në tru dhe në nivelin e energjisë.

-Vetullat mbrojnë sytë nga dielli dhe djersa.

/newsbomb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022982835769653
array(1) { ["section"]=> string(91) "floket-kane-funksione-te-rendesishme-ja-pse-kemi-me-shume-floke-ne-koke-dhe-jo-ne-trup-9690" }