Flori, makina, bizhuteri, shpartallohet grupi i hajdutëve shqiptarë (OPERACIONI)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:02 21-11-2019 Flori, makina, bizhuteri, shpartallohet grupi i hajdutëve shqiptarë (OPERACIONI) Dy makinat e sekuestruara nga grupi i hajdutëve shqiptarë në Umbria

Një grup me 4 hajdutë të rrezikshëm shqiptarë (mosha 27 deri në 35 vjeç)  u ndaluan pas një operacioni të gjatë në Umbria.

Ata kanë grabitur një arsenal të vërtetë me objekte të çmuara nga banesat e ndryshme: bizhuteri, automjete, pistoleta, etj.

Gjithçka nisi gjatë një ndjekjeje nga karabinierët të një makine ''Alfa Giulietta'' në Fabrino. Pasi nga makina dolën 5 persona, karabinierët ndërhynë duke u konfliktuar me ta. 3 persona u arrestuan, ndërsa dy të tjerë arritën t'ia mbathnin. Forcat e policisë ushtruan kontroll në makinë dhe sekuestruan një pistoletë 'Beretë', kalibri 7.65.

Karabinierët shkuan në shtëpinë e të arrestuarit të katërt, ku gjetën: 1 kg ar, 4780 euro, 165 gramë marijuanë, bizhuteri, radio, pajisje të ndërprerjes së valëve të komunikmit etj.

Kontrollet vazhduan dhe në një dyqan në Spoleto ku u gjetën Audi A4 të grabitur, etj.

3 prej tyre janë dërguar në burgun e Kapanës, kurse i katërti në burgun në Spoleto. Shqiptarët e arrestuar rezultuan refugjatë në itali dhe të papunë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031446933746338
array(1) { ["section"]=> string(82) "flori-makina-bizhuteri-shpartallohet-grupi-i-hajduteve-shqiptare-operacioni-186739" }