Flori Mumajesi rikthehet në 'Kënga Magjike': Të gjithë bashkë mundemi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:32 02-12-2019 Flori Mumajesi rikthehet në 'Kënga Magjike': Të gjithë bashkë mundemi

Ndryshe nga vitet e tjera, Festivali ‘Kënga Magjike’ këtë edicion ka një nismë të veçantë për të prekurit nga tërmeti.

Producenti Ardit Gjebrea ka pohuar se paratë e mbledhura nga shitja e biletave gjatë netëve live do të shkojnë për një nga familjet në Thumanë.

Mirëpo, përveç artistëve konkurentë, do të ketë edhe shumë surpriza.  

Mes tyre edhe Flori Mumajesi, i cili do të ngjitet në skenë për të njëjtin qëllim si kolegët e tij.

‘Të gjithë bashkë si një grusht mundemi, për më tepër me muzikë. Ejani për të ndërtuar dhe ta zhdukim energjinë negative që ndonjëherë ja mbjellim vetë vetes dhe tokës’, shkruan Flori në Instagram.

Kujtojmë që vitin e kaluar Flori u shpall fitues i festivalit me këngën ‘Plas’.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022663116455078
array(1) { ["section"]=> string(73) "flori-mumajesi-rikthehet-ne-kenga-magjike-te-gjithe-bashke-mundemi-188141" }