‘Flori Mumajesi vendosi për pikët e tua’, I revoltuar Arditi tregon mesazhin që i çoi Eneda: Nuk i duroj pafytyrësitë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:05 09-12-2019 ‘Flori Mumajesi vendosi për pikët e tua’, I revoltuar Arditi tregon mesazhin që i çoi Eneda: Nuk i duroj pafytyrësitë

Këngëtari i njohur Ardit Çuni i është drejtuar Eneda Tarifës me një postim në Instastory, se ndihet i zhgënjyer që ajo e ka vlerësuar me zero pikë në festivalin ‘Kënga Magjike’.

‘Kjo video 20 Nëntor para votimeve. Kur miqtë e tu të dashur të lajnë e të lyejnë dhe në fund të japin 0 pikë në ‘Kënga Magjike’. Ah mikja ime sa keq më vjen për ty dhe fletën tënde të votimit kushdo ta ketë plotësuar’, shkruante Arditi.

Ndërkohë i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Thumb on’, ai tregoi se me Enedën kanë miqësi prej kohësh prandaj u lëndua shumë. Këngëtari zbuloi edhe mesazhin që i dërgoi Enedës dhe përgjigjen e saj.

‘Une dhe Eneda jemi miq prej kohësh prandaj më dhembi. Nuk jam mërzitur pse nuk dola në finale se u bë lëmsh me votimet. Pse u lëndova është fakti që unë nuk i toleroj dot pafytyrësitë. Nuk doja të bëja lajm mediatik, nuk doja të reagoja. Mbrëmë po e ndiqja në shtëpi festivalin dhe u shokova kur pashë që Eneda më kishte dhënë 0 pikë. I shkruajta Enedës dhe i thashë e di që po pret një mesazh urimi, por ndoshta vendosi producenti jot i dashur, Flori Mumajesi për pikët e tua’, rrëfeu Arditi.

Ndërsa mesazhi që i kishte kthyer Eneda ishte: ‘Meqe ke vendos ta bësh publike, bëje publike në të kundërt mesazhin do ja çoj Florit’.

‘I thashë mos u shqetëso sepse mesazhin ia kam derguar vet Florit’, tregoi Arditi.

Më tej këngëtari deklaroi se ky është viti i fundit që merr pjesë në ‘Kënga Magjike’.

Kujtojmë që Eneda Tarifa u shpall fituese me këngën ‘Ma zgjat dorën’, një kompozim i Flori Mumajesit.

Screenshot_3.png

Screenshot_4.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026432991027832
array(1) { ["section"]=> string(120) "flori-mumajesi-vendosi-per-piket-e-tua-i-revoltuar-arditi-tregon-mesazhin-qe-i-coi-eneda-nuk-i-duroj-pafytyresite-188822" }