Flori vs Stine – pretendentët kryesorë për të fituar Këngën Magjike

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:34 29-11-2015 Flori vs Stine – pretendentët kryesorë për të fituar Këngën Magjike

Festivali "Kënga Magjike" ketë vit do të jetë një garë e fortë, duke përfshirë shumë artistë të cilët sollën këngë prej më të mirave.

Ende pa mbaruar, Flori Mumajesi e Stine, janë dy nga këngëtarët që u prezantuan me këngë tashmë hite.

“Me fjalë të vogla” që e rikthej Florin pas gjashtë vitesh në ketë skenë, u bë njëra ndër këngët më të klikuara të këtij festivali.

Deri 1.6 milionë klikime janë shënuar për baladën e Mumajesit, e duke vazhduar më pas me këngën “Çifti Simpatik” që e prezantoi Stine me një stil e një performance tejet të interesante, grumbulloi 1.4 milionë klikime.

Derisa ditët finale po afrohen, Flori e Stine janë dy nga këngëtarët që sollën këngë tepër të pëlqyera, e që tashmë janë duke garuar me njëri-tjetrin në këtë edicion, shkruan Klan Kosova.

Megjithatë, pas shumë komenteve të publikut, dy nga këngëtarët janë favorit për të fituar çmimin e madh, e krejt kjo mbetet të shihet në natën finale të Këngës Magjike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086230039596558
array(1) { ["section"]=> string(71) "flori-vs-stine-pretendentet-kryesore-per-te-fituar-kengen-magjike-26517" }