Flota gjigante me 260 anije kineze mbërrin në Ekuador (Foto)

Publikuar tek: bota, më 23:54 09-08-2020 Flota gjigante me 260 anije kineze mbërrin në Ekuador (Foto)

Forcat ushtarake të Ekuadorit janë përballur edhe këtë vit me prezencën e pazakontë të flotës gjigante kineze.

Rreth 260 anije peshkimi të nisura nga Kina kanë mbërritur pranë ujërave të mbrojtura të Ishujve Galapagos, ku prej 2017-ës peshkojnë intensivisht gjatë verës.

Marina e Ekuadorit ka kryer këto ditë një sërë operacionesh për t’u siguruar që nuk do të preken ujërat e mbrojtura, habitat i shumë specieve të kërcënuara nga zhdukja.

Peshkimi në ujërat ndërkombëtarë nuk është i jashtëligjshëm, por shpesh anijet kineze shkelin ujërat duke synuar kapjen e specieve të mbrojtura si peshkaqeni çekiç.

Në 2017-ën një anije peshkimi kineze u kap në këto ujëra me plot 300 ton specie detare të botës së egër.

Foto, Reuters:

dgehe45h4h4hdfg.jpg

fgergh6j5ju5j.jpg

sdfwerg34g3gdfh.jpg

sdfwerg34g3gdfh_copy.jpg

dfghrtj4jfghfj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098469257354736
array(1) { ["section"]=> string(65) "flota-gjigante-me-260-anije-kineze-mberrin-ne-ekuador-foto-216632" }