Fluks pacientësh nga koronavirusi në spitale: Pritet gjatë javës të hapet pavioni i tretë te Covid-3 dhe Covid-4

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 22-11-2020 Fluks pacientësh nga koronavirusi në spitale: Pritet gjatë javës të hapet pavioni i tretë te Covid-3 dhe Covid-4

Situata vijon të jetë e rënduar nga pandemia e koronavirus në vendin tonë, kjo ka bërë që kapacitete në spitalet Covid1, Covid2 dhe Covid3 të ezaurohen.

Burime për media bëjnë me dije se të hënën hapet pavioni i tretë i spitalit Covid3 dhe brenda javës pritet të hapet edhe spitali Covid4.

Mësohet se në pavionin e tretë të spitalit Covid3 ka në dispozicion rreth 50 shtretër.

Kujtojmë që pak orë më parë mjeku i ‘Shefqet Ndroqit’, Dritan Kociaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve që të hapnin Covid4 sepse pacientët po mbahen në ambulancë, pasi nuk ka vende në spital.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Telefonata e çobanit për atentatin ngriti në këmbë policinë e Vlorës dhe Fierit në mesnatë, më pas u zbulua se ai i kishte gënjyer (SI NDODHI NGJARJA)
Infektohet me koronavirus mjeku neurolog Drini Dobi, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore »
Article Logic
Execution time: 0.01195502281189
array(1) { ["section"]=> string(118) "fluks-pacientesh-nga-koronavirusi-ne-spitale-pritet-gjate-javes-te-hapet-pavioni-i-trete-te-covid-3-dhe-covid-4-228676" }