Fluks për aplikimet e kartave të identitetit, zyrat në Tiranë hapur edhe të shtunën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:38 12-01-2019 Fluks për aplikimet e kartave të identitetit, zyrat në Tiranë hapur edhe të shtunën

Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e aplikimit për kartat e identitetit janë të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë.

Sipas njoftimit të ministrisë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.

"Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin", thuhet në njoftim.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026219844818115
array(1) { ["section"]=> string(89) "fluks-per-aplikimet-e-kartave-te-identitetit-zyrat-ne-tirane-hapur-edhe-te-shtunen-148469" }