Fluks për pasjisjen me pasaporta, MB njofton se zyrat punojnë edhe të shtunën

Publikuar tek: aktualitet, më 14:20 21-08-2015 Fluks për pasjisjen me pasaporta, MB njofton se zyrat punojnë edhe të shtunën

Për shkak të fluksit të kërkesave për t’u pajisur me Pasaporta Biometrike, zyrat që shpërndajnë këto dokumenta në 15 qytete në gjithë vendin në Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Peshkopi, Sarandë, Shkodër, Tirandë dhe Vlorë, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 22 Gusht.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Zyrat do të ofrojnë shërbim nga ora 08:30 deri në mesditë, por do të qëndrojnë të hapura deri në mbarimin e qytetarit të fundit që do të jetë në sportel pas kësaj ore.

Kjo masë do të vijojë edhe për fundjavat e ardhshme, për të përballur fluksin e kërkesave për pajisjen me pasaporta, me ardhjen e emigrantëve në këtë periudhë të vitit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prishja e Kishës, Dhima: Duan të gjejnë varrin e një misonari të një besimi tjetër
Reporterja (idjote) Orchowski: Jepini Shqipërisë shumë para që të pranojë emigrantët »
Article Logic
Execution time: 0.012617826461792
array(1) { ["section"]=> string(82) "fluks-per-pasjisjen-me-pasaporta-mb-njofton-se-zyrat-punojne-edhe-te-shtunen-18877" }