Fluks qytetarësh në portin e Durrësit, duan të largohen nga Shqipëria, policia i kthen

Publikuar tek: aktualitet, më 08:20 15-04-2015 Fluks qytetarësh në portin e Durrësit, duan të largohen nga Shqipëria, policia i kthen Foto ilustruese

Një fluks qytetarësh në portin e Durrësit që donin të largoheshin drejt Italisë janë kthyer nga autoritet shqiptare.

Rreth 600 qytetarë nga Elbasani, Peqini, Cërriku e Librazhdi janë kthyer në port ndërkohë që policia kufitare ka shtuar kontrollin e dokumentave. Qytetarët thonë se kanë tentuar disa herë të largohen po i kanë kthyer pa asnjë arsye pasi sipas tyre ata janë në rregull me dokumentacionet.

Vetëm në tre ditët e fundit kanë tentuar të largohen 2500 qytetarë ndërkohë që janë  dhe numri i atyre që aplikojnë për pasaporta është rritur ndjeshëm. Jo më larg se dje ministria e Brendshme Gjermane publikoi një listë me emrat e shteteve azilkërkues dhe Shqipëria renditej e treta pas Sirisë, ndërkohë që Kosova kryesonte listën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto-Lajm/ Vazhdojnë punimet për Lungomaren në Vlorë
Vlorë/ Arrestohen 3 drejtues mjeti pa patentë, ndiqen penalisht 2 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.0091960430145264
array(1) { ["section"]=> string(89) "fluks-qytetaresh-ne-portin-e-durresit-duan-te-largohen-nga-shqiperia-policia-i-kthen-8744" }