Flutura Açka: Çfarë nuk më pëlqeu te Alketa Vejsiu në Sanremo

Publikuar tek: aktualitet, më 15:56 19-02-2020 Flutura Açka: Çfarë nuk më pëlqeu te Alketa Vejsiu në Sanremo

Pjesëmarrja e Alketa Vejsiut në Sanremo vazhdon të përbëjë një lajm, ndonëse ditët kanë kaluar.

Së fundmi, shkrimtarja e njohur Flutura Açka është shprehur se është ndjerë shumë mirë, që një vajzë shqiptare shkoi në Sanremo.

E ftuar në emisionin ‘Provokacja’, ajo deklaroi se nuk i pëlqeu kur Alketa fliste shpejt.

‘Shumë njerëz i pashë dhe debatet i ndoqa. Në fund të fundit, që një vajzë shqiptare të shkojë deri në Sanremo, pavarësisht si e qysh, është një gjë shumë e mirë dhe përgëzuese. Unë jam ndjerë shumë mirë që një vajzë shqiptare shkon deri në Sanremo. Do kisha dalë që ajo të ishte më e ngadaltë, që ato që thoshte ti artikulonte më e qetë, por kjo është në natyrë, ashtu si dhe unë kam natyrën time. Gjithsesi nga ana ime ka përgëzimet e mia’, ka thënë Açka.

Njëherazi shkrimtarja ka folur për politikën, pasi kohët e fundit njihet edhe për rolin e saj. Sipas Açkës shteti shqiptar është katandisur në një shtet qesharak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00876784324646
array(1) { ["section"]=> string(67) "flutura-acka-cfare-nuk-me-pelqeu-te-alketa-vejsiu-ne-sanremo-195762" }