Fluturimet drejt Italisë, Autoriteti i Aviacionit Civil jep NJOFTIMIN e rëndësishëm

Publikuar tek: aktualitet, më 13:30 07-10-2019 Fluturimet drejt Italisë, Autoriteti i Aviacionit Civil jep NJOFTIMIN e rëndësishëm

Kompania “Alitalia” ka paralajmëruar të enjten një grevë disa orëshe në Itali.

Nisur nga kjo situatë, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt shtetit fqinj se do të afektohet fluturimi i datës 9 tetor, AZ 510 Romë – Tiranë.

Autoriteti i Aviacionit Civil lajmëron se fluturimi i orës 22:00 në datën 9, do të shtyhet 3 orë dhe udhëtimi do të nisë në orën 01:00 të mëngjesit.

Gjithashtu ai i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.27691197395325
array(1) { ["section"]=> string(89) "fluturimet-drejt-italise-autoriteti-i-aviacionit-civil-jep-njoftimin-e-rendesishem-181131" }