Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka paditur për shpifje Partinë Demokratike dhe përfaqësuesit e saj, për akuzat se ka përdorur helikopterin e Forcave të Armatosura për qëllime fushate elektorale.
Prej disa ditësh, përmes Xhemal Gjunkshit dhe Gent Strazimirit e ka akuzuar ministren Xhaçka se ka përdorur 22 herë helikopterin ushtarak për qëllime të fushatës elektorale.
PD ka publikuar më herët edhe datat e fluturimeve nga Tirana drejt Dibrës, duke thënë se i kanë kushtuar buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë rreth 100 milionë lekë.