Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radar në të gjtha rrugët e kryeqyetit gjatë natës për të parandaluar aksidentet si dhe për të ndëshkuar shkelësit.
Policia sqaron se gjatë kontrollit është ndaluar drejtuesja e mjetit L.D, me 163 km/h dhe në kushte te lageshtirës në rrugë si pasojë e motit të keq.
Qëllimi jonë s’është as pezullimi i Lejes se Drejtimit, as sasia e masave administrative, por vetëm e vetëm siguria e jetes në rrugë.
Parandalimi i aksidenteve rrugore ka mobilizuar 24/24 h Policinë Rrugore të Tiranës.
Kontrolle te pa nderprera në të gjitha rrugët, rrugicat, lagjet, për të gjitha llojet e shkeljeve të Kodit Rrugor.