FMN: Emigracioni masiv ka ndikuar negativisht në ekonominë shqiptare

Publikuar tek: ekonomi, më 15:15 20-07-2016 FMN: Emigracioni masiv ka ndikuar negativisht në ekonominë shqiptare

Sipas raportitit “Emigracioni në Europën Lindore ka ngadalësuar ritmet e kapjes së Perëndimit”,  të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, emigracioni masiv ka ndikuar negativisht në ekonominë shqiptare.

Nga raporti rezulton që mesatarja e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për periudhën 1995-2012 është 7%.

FMN ka pohuar  se nëse nuk do të kishte patur emigracion kjo rritje do të kishte qenë 9%, pra 2% më shumë. Ndërsa në shtetet e tjera humbja e shkaktuar nga emigracioni është më pak se 1%.

Studimi tregon se largimi masiv nga vendi i origjinës i të rinjve dhe individëve të specializuar në fusha të ndryshme çon në uljen e investimeve, konsumit dhe numrit të profesionistëve. Të gjitha këto çojnë në ngadalësim si të ekonomisë, ashtu edhe të të ardhurave për frymë.

Gjithashtu largimi i të rinjve përshpejton plakjen e popullsisë, duke rritur shpenzimet për pensione, ndërsa punësimi është i ulët. Nga ana tjetër migrimi ka ndihmuar rritjen ekonomike të vendeve europiane pritëse.

Lëvizja e lirë e njerëzve është e nevojshme për një integrim më të mirë ekonomik, por lëvizja e njëanshme e tyre me kalimin e kohës shoqërohet me pasoja negative për vendet e braktisura.

 Sipas studimit sa më pak efektive qeveria e vendit të origjinës (sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit), as më të larta janë shanset që të rinjtë dhe të arsimuarit të duan të largohen drejt vendeve me mundësi më të mira jetese dhe punësimi.

 

 

grafiku_raporti.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023666143417358
array(1) { ["section"]=> string(73) "fmn-emigracioni-masiv-ka-ndikuar-negativisht-ne-ekonomine-shqiptare-47195" }