FMN kushte Qeverisë dhe ministrit Ahmetaj për buxhetin: Marrëveshja e kushtëzuar, kujdes me detyrimet e prapambetura

Publikuar tek: ekonomi, më 17:53 02-11-2016 FMN kushte Qeverisë dhe ministrit Ahmetaj për buxhetin: Marrëveshja e kushtëzuar, kujdes me detyrimet e prapambetura

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e Anita Tuladhar, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 20 tetor-2 nëntor 2016, për të zhvilluar diskutime për buxhetin e vitit 2017 si pjesë e shqyrtimit të nëntë dhe të dhjetë të Marrëveshjes së Fondit të zgjeruar (EFF) për Shqipërinë.

Shefja e Misionit të FMN, Anita Tuladhar, tha se arriti një marrëveshje me qeverinë për buxhetin 2017 dhe politikat bazë, duke i  kushtëzuar me zgjidhjen e detyrimeve të prapambetura që mund të krijohen rishtas. Ajo theksoi se Buxheti për pushtetin lokal do të kushtëzohet me zgjidhjen e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga bashkitë. 

Tuladhar paralajmëroi nga ana tjetër ministrin Ahmetaj se qeveria qendrore duhet të forcojë mbledhjen e tatimit mbi pronat.

Deklarata e plotë e shefes së misionit Anita Tuladhar :

“Misioni i FMN-së ka arritur marrëveshje me autoritetet e Shqipërisë për buxhetin e vitit 2017 dhe për politikat bazë të tij, kushtëzuar nga zgjidhja e kënaqshme e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes qendrore.

Buxheti i vitit 2017 synon të arrijë një sufiçit primar prej 0,7 për qind të PBB-së. Për ta arritur objektivin fiskal, qeveria shqiptare është angazhuar për një paketë fiskale që përfshin rritjen e të ardhurave të lidhura me naftën, kufizimin e përjashtimeve tatimore dhe rritjen e mbulimit dhe fuqizimin e mbledhjes së tatimit mbi pronën. Qeveria do të realizojë edhe kursime permanente nga shpenzimet e buxhetit të vitit 2016, siç janë ato nga pozicionet e paplotësuara në administratën publike. Buxheti mundëson rritjen e moderuar të pagave të sektorit publik dhe pensioneve, duke e ruajtur nivelin e shpenzimeve për paga si përqindje e PBB-së në nivelin e vitit 2016. Buxheti gjithashtu mundëson rritje të burimeve për njësitë e qeverisjes vendore, kushtëzuar me zgjidhjen në kohë të detyrimeve të prapambetura të qeverisjes vendore.

Krahas aprovimit të buxhetit dhe paketës fiskale për të cilat është rënë dakord, qeveria është angazhuar për masa paraprake për të trajtuar çështjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes qendrore dhe për të fuqizuar tatimin mbi pronën.

Ekipi i FMN-së pritet të vijë në Tiranë në janar 2017 për të analizuar progresin e arritur në  zbatimin e angazhimeve për programin dhe për të vijuar diskutimet për përfundimin e shqyrtimit të nëntë dhe të dhjetë. Programi 36-mujor në formë EFF-je për Shqipërinë është miratuar më 28 shkurt 2014 “.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022792100906372
array(1) { ["section"]=> string(116) "fmn-mbyll-diskutimet-per-buxhetin-ne-kuader-te-marreveshjes-se-zgjeruar-deklarata-e-plote-e-shefes-se-misionit-58212" }