FMN miraton këstin prej 35.9 milion euro, Ahmetaj: Suksesi i rimëkëmbjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal

Publikuar tek: ekonomi, më 19:29 01-09-2016 FMN miraton këstin prej 35.9 milion euro, Ahmetaj: Suksesi i rimëkëmbjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi këstin prej 35.9 milion euro për Shqipërinë në kuadër të rishikimit të tetë të programit me qeverinë shqiptare.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka thënë se ky ishte një tjetër argument i qartë për suksesin e programit të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe konsolidimit fiskal në Shqipëri.

Fjala e plotë e Ahmetaj:

Sërish lajm i mirë për ekonominë shqiptare dhe një përgjigje e merituar për “kukuvajkat” që dëshirojnë vetëm skenarë të zinj për ekonominë e vendit.

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi sot rishikimin e tetë të programit me Qeverinë shqiptare duke konfirmuar edhe njëherë plotësimin e të gjithë kritereve të përformancës të vendosura në program.

“Rimëkëmbja ekonomike po përforcohet, e mbështetur nga investimet dhe konsumi. Një progres i mirë është bërë me axhendën e reformave strukturore. Inflacioni po rimëkëmbet nga nivelet e ulëta të fillim-vitit ndërsa strategjia e qeverisë për zgjerimin e bazës së taksapaguesve, rritja e pajtueshmërisë së publikut për pagimin e taksave dhe përmirësimi i administratës do të ndihmojnë në uljen e nivelit të borxhit duke krijuar edhe më shumë hapësirë për shpenzime publike produktive” – thuhet në deklaratën e FMN.

Një tjetër certifikim i performancës, një tjetër argument i qartë për suksesin e programit të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe konsolidimit fiskal në Shqipëri, një tjetër përgjigje e merituar për ata që nuk heqin dorë nga një skenar grek për vendin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022012948989868
array(1) { ["section"]=> string(110) "fmn-miraton-kestin-prej-35-9-milion-euro-ahmetaj-suksesi-i-rimekembjes-ekonomike-dhe-konsolidimit-fiskal-51590" }