FMN miraton këstin prej 35.9 milion euro për Shqipërinë

Publikuar tek: ekonomi, më 12:25 01-09-2016 FMN miraton këstin prej 35.9 milion euro për Shqipërinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar këstin prej 35.9 milion euro për Shqipërinë.

Ditën e djeshme Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar në Uashington dha aprovimin për lëvrimin e këstit në kuadër të rishikimit të 8-të të programit me qeverinë shqiptare.

Kjo marrëveshje është nënshkruar 3 vite më parë dhe deri më tani janë disturbuar 298 milion euro.

Rimëkëmbja ekonomike është mbështetur kryesisht nga investimet në energji dhe rritja e kërkesës së brendshme.

Inflacioni po shënon nivele të ulëta edhe pse përpjekjet inflacioniste mbeten të dobëta. Pavarësisht lehtësimeve monetare rritja e kredisë mbetet e ngadaltë dhe e kufizuar nga kredia joperformuese në bilancet bankare. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031944990158081
array(1) { ["section"]=> string(61) "fmn-miraton-kestin-prej-35-9-milion-euro-per-shqiperine-51538" }