FMN:Rritja ekonomike me ritme të mira, do donim të ishte më e lartë, Ahmetaj para gazetarëve argumenton shifrat

Publikuar tek: ekonomi, më 11:02 31-05-2016 FMN:Rritja ekonomike me ritme të mira, do donim të ishte më e lartë, Ahmetaj para gazetarëve argumenton shifrat

Ekonomia shqiptare e ka lënë krizën mbapa, por ka rrisqet dhe sfidat që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës së biznesit, me reformën në drejtësi, Përfaqsuesi i FMN Jens Reinke , rritja ekonomike është shumë e mirë po ta shohim në kontekstin rajonal.  Performanca ka qenë ekzemplare. Programi ka qenë i mirë. Nuk ka patur çështje të diskutueshme.  Ne do donim që rritja ekonomike të ishte më e lartë, në këtë mënyrë do kishim një përmirësim të ndjeshëm për klimën e biznesit.

Sipas të dhënave gjatë 4 mujorit të fundit , ka një rritje konstante të  të ardhurave buxhetore, konsumi privat në zonat urbane është rritur me 10.8%.

"Sektori i biznesit ka pësuar një rritje prej 24%. Gjjithshtu dhe bizneset e huaja kanë pësuar një rritje të  ndjeshme. Rritje të bizneseve të huaja, 6080 biznese me kapitale të huaja.  Punësimi është rritur me 4. 5%. Për moshat  15 vjeç e sipër  punësimi është rritur  me 4.8% . Papunësia është  0.4% më e ulët.  Konsumi privat rritet duke përfshirë 3 mujorin e parë . Konsumi privat përbën  78% të kërkësës së brendshme'', tha Ahmetaj.

''Sistemi i riskut është thelbësor për administratën tatimore.  Funksionimi i platformës së rriskut është dinamik. administrata tatimore po familjarizohet më shumë me platformën e re. Përditë punonjësit e përdorin si instrument platformën e re'', tha më tej Ahmetaj për platformën e rriskut.

PYETJE-PERGJIGJET:

Reinke: Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me qeverinë dhe kryeministrin. Kohët e fundit më ka qëlluar të tund kokën në televizion dhe kjo është interpretuar në mënyra të ndryshme, Platforma e riskut, nuk është akoma e përfunduar. Ka akoma dobësi, por kjo është process në vazhdim. Muajin e ardhshëm do vijë një mision i FMN-së, do fokusohet te risku, te mënyra si përdoret si një objekt i dobishëm.

Z. Ahmetaj jeni shprehur për funksionim jo të mirë të administratës së biznesit. Çfarë ka që nuk shkon tek administrimi tatimor?

Ahmetaj: “Shijojeni pranëverën e lënies mbrapa   të krisës, shijojeni kredinë konsumatore”.

Renke: Shifrat janë pozitive, por organizata tatimore është ndëshkuese në mënyrës sesi ajo komunikon me bizneset.

Përsa i përket shpenzimeve dhe të ardhurave gjatë muajve në vijim?

“Të dhënat operatvive tregojnë të ardhura të konsolidueshme të tatimeve.  Ky 5 mujor do ketë efekte të drejtëpërdrejta tek shpenzimet.  Për rialokimin e fondeve do ta shohim në vijim, për të bërë një rishikim buxheti.”

Sistemi i riskut në administratën tatimore? Për Përfaqsuesin e FMN, pse kryeministri Rama THA “Mos ma tund kokën?”

Ahmetaj: Sistemi i riskut është thelbësor për administratën tatimore.  Funksionimi i platformës së rriskut është dinamik. Administrata tatimore po familiarizohet më shumë me platformën e re. Përditë punonjësit e përdorin si instrument platformën e re.

Përsa i përket tundjes se kokës, ishte shenjë koefidence ndërmjet Reinke dhe Ramës.

Tavani i borxhit publik, a po mendoni ta rivendosni, një rikthim i disa viteve më parë?

Ahmetaj: Është më shumë se aq, më shumë se vendosja e një tavani borxhi. Është detyrimi i një qeverie të uli borxhin. Do ta ndalojmë vetëm kur të jetë 45%. Pra është më shumë se vendosja e tavanit. Ka vendosur një tavan që vjen gjithnjë duke u ulur, jo një tavan që rri atje.

Ulja e TVSH-së, a do ta përkrahte FMN-ja një nismë të tillë?

 Reinke: Ka dy faktorë: një strategji e borxhit që Z.ministër e prezantoi që nuk ka shumë hapësirë fiskale, nëpërmjet uljes së taksave në sektorë të caktuar. Do të duhet të vazhdojë konsolidimi fiskal dhe nuk ka hapësirë. Të lehtësosh barrën fiskale, është një gjë që duhet diskutuar. Po ne nuk preferojmë që të favorizojmë një sektor, apo një tjetër. Do ishte mirë të uleshin në të gjithë sektorët në mënyrë të barabartë.

Ahmetaj: Me taksën progressive ne rritëm pagat reale. U kemi kthyer në xhepat e tyre 110 milionë dollarë afërsisht, një rritje e ndjeshme e pagës reale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024019002914429
array(1) { ["section"]=> string(115) "fmn-rritja-ekonomike-me-ritme-te-mira-do-donim-te-ishte-me-e-larte-ahmetaj-para-gazetareve-argumenton-shifrat-41986" }