Foka rrëmben befasisht vajzën, shokohen turistët (PAMJET VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:54 05-06-2017 Foka rrëmben befasisht vajzën, shokohen turistët (PAMJET VIDEO)

Disa turistë në British Columbia, Kanada kanë mbetur të shokuar teksa një fokë ka rrëmbyer një vajzë të vogël dhe e ka zhytur menjëherë në ujë.

Njëri prej turistëve Michael Fujiwara ishte ulur në bordurën e një anijeje. Teksa pa fokën të dilte nga uji, ai mori celularin dhe filloi të filmonte.

Në fillim vajza e quajti si një përkëdhelje nga ana e kafshës dhe filloi të buzëqeshte por pas disa sekondash çdo gjë u kthye në terror.

Një i afërm i vajzës arrin ta tërheqë dhe ta shpëtojë atë në kohë.

“Familja iku menjëherë që aty”, u shpreh dëshmitari Fujiëara. “ Dukeshin të tmerruar.”

Sipas tij fokat dalin shpesh nëpër porte sepse kërkojnë ushqim, por vizitorët janë të paralajmëruar nga autoritetet portuale që mos ti ushqejnë ata pasi kjo mund të kthehet në një rrezik.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherri në festë, vriten 9 persona në Rusi
Mediat ndërkombëtare “ngrenë në qiell” 4 shqiptarët, heronjtë e masakrës së Londrës: Si shpëtuan jetët e njerëzve »
Article Logic
Execution time: 0.010810852050781
array(1) { ["section"]=> string(66) "foka-rremben-befasisht-vajzen-shokohen-turistet-pamjet-video-81274" }