‘Fola me Macron në emër të Ramës dhe Zaev’, Vuçiç intervistë për Der Spiegel, zbulon ‘planin’ e Albin Kurtit për Shqipërinë e Madhe

Publikuar tek: aktualitet, më 19:10 23-11-2019 ‘Fola me Macron në emër të Ramës dhe Zaev’, Vuçiç intervistë për Der Spiegel, zbulon ‘planin’ e Albin Kurtit për Shqipërinë e Madhe FotoMontazh: Rama - Vuçiç - Zaev

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, një një intervistë për gazetën gjermane “Der Spegel” ka thënë se Ramën dhe Zaev kanë arritur dakordësi për të gjitha çështjet që kanë diskutuar, për “Shengenin Ballkanik”. Vuçiç ka thënë gjithashtu se ka folur në emër të dy homologëve Rama e Zaev me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

“Kam qenë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut në samitin në Ohër dhe jemi pajtuar në pothuajse secilën pikë, përfshirë atë që unë të flasë më Presidentin e Francës Emmanuel Macron edhe në emër të tyre, ashtu siç bëra javën e kaluar”, ka thënë Vuçiç, ndërsa ka shtuar se ideja e “Shengenit Ballkanik” ka qenë e tija.

Më tej, presidenti serb është shprehur se projekti i tij për rajonin synon lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

“Ne në Ballkan nuk duam që të mashtrohemi nga vendet e mëdha të BE-së apo të bëjmë lojëra kundër njëri-tjetrit. Ideja ime e “Mini-Shengenit” në Ballkan do të thotë, lëvizje e lirë e mallrave dhe njerëzve. Kjo i kontribuon kësaj. Ne po i japim fund një situate në të cilën kamionët tanë detyrohen që të presin në kufi nga 90 orë. Banka Botërore vlerëson se kjo do të çojë në 3.5 miliardë euro burime në rajon”.

Përsa i përket Kosovës, Aleksandër Vuçiç ka shtuar se kryeministri i mandatuar saj, Albin Kurti, dëshiron të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe.

“Kosovarët nuk e duan këtë. Albin Kurti i cili duket se do të jetë lideri i tyre i ardhshëm tingëllon se dëshiron që të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe. Kosova veten e sheh si shtet, por ne nuk e shohim ashtu. Por ne duhet të punojmë bashkë”, ka thënë Presidenti i Serbisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034442186355591
array(1) { ["section"]=> string(132) "fola-me-macron-ne-emer-te-rames-dhe-zaev-vucic-interviste-per-der-spiegel-zbulon-planin-e-albin-kurtit-per-shqiperine-e-madhe-186946" }