Fole me Berishën për partinë e re? Astrit Patozi zbulon takimin e fundit me ish-kryeministrin

Publikuar tek: politike, më 08:00 25-04-2019 Fole me Berishën për partinë e re? Astrit Patozi zbulon takimin e fundit me ish-kryeministrin Astrit Patozi, Sali Berisha, foto arkiv

Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmë në emisionin 'Opinion' për të folur rreth krijimit të partisë së tij të re Bindja Demokratike.

Mes të tjerash ai është pyetur nga Fevziu edhe nëse ka pasur një takim me Bashën dhe Berishën.

"Nuk kam kontaktuar me zotin Basha, as me zotin Berisha. Nuk kam patur arsye, as ata nuk kanë patur arsye për të biseduar. Raportet e mia kanë qenë zyrtare ndoshta dhe miqësore. Me aq sa mund të kesh mundësi me zotin Basha”, tha Patozi në Opinion.

Edhe pas listave të 2017 ai tha se nuk ka folur me Bashën, ndërsa ka treguar takimin me Berishën pas humbjes së atij viti.

“Unë zotin Berisha e kam takuar vetëm njëherë, kur ndodhi humbja drastike e 2017. Kemi diskutuar për rrugëdaljet, kemi folur gjatë për atë çështje. Për shumicën e ngjarjeve kemi qenë në të njëjtën linjë”, tha ai.

"A është një lloj hakmarrje? A është thikë pas shpine?", e pyeti Fevziu.

"Jo, nuk mund të jetë. Kam keqardhje për shtëpinë time të dikurshme politike që është katandisur në atë nivel. Unë kam humbur çdo lloj interesi për atë parti. Zoti e ndihmoftë. Unë nuk jam si ata, por i respektoj ata", tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022485017776489
array(1) { ["section"]=> string(99) "fole-me-berishen-per-partine-e-re-astrit-patozi-zbulon-takimin-e-fundit-me-ish-kryeministrin-161769" }