Folësi legjendar i Radio-Tiranës: Vlerë e shtuar ceremonia e nderimit për punonjësit veteran të RTSH-së

Publikuar tek: kulture-art, më 23:52 09-09-2019 Folësi legjendar i Radio-Tiranës: Vlerë e shtuar ceremonia e nderimit për punonjësit veteran të RTSH-së Folesi i Radio-Tirana, Xhelil Aliu

Xhelil Aliu, regjisori veteran dhe një ndër folësit e gjeneratave të para në Radio-Tirana ka reaguar pas ceremonisë së nderimit për disa ish-punonjës të RTSH-së nga ana e drejtuesve të Radio Televizionit Shqiptar.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, veterani i RTSH-së ka vlerësuar drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçin si dhe Drejtorin e Administratës Andon Nanon me gjestin e tyre të cilët i kushtuan vëmendje dhe nderuan punonjësit e vjetër të RTSH-së të cilët dolën në pension.

Postimi i plotë:

Para disa ditësh në RTSH u zhvillua një ceremoni nderimi për disa ish punonjës të atij institucioni, tashmë të dalë në pension. Për shumëkënd mbase kjo nuk përbën ndonjë lajm dhe mundet të mos i kushtojë asnjë vëmendje.

Por, për mua e veçanërisht për ata që janë nderuar me këtë rast, është me shumë vlerë. Kemi patur raste shumë banale në atë institucion ku, kanë ikur njerëzit sikur nuk kanë ekzistuar kurrë. Dhe jo njerëz sido kudo, por që kanë punuar mbi 30 apo 40 vjet aty, duke realizuar programe nga më të shumëllojtat, madje që e kanë mbushur arkivin me materiale që transmetohen e ritransmetohen papushim.

Sapo u ka ardhur dita e pensionit, të nesërmen nuk janë lejuar të hyjnë më në Radio apo Televizion, gjë që kujtohet jo si fyerje për ata, por si turp i atyre që i jepnin këto urdhëra. Thoma Gëllçin e kam përshëndetur  sepse kam vënë re që është tepër i vëmendëshëm ndaj këtyre gjërave.

Duke nderuar ata që tashmë janë pensionistë, ai nderon edhe vehten e tij. Natyrisht që ai ka rreth vehtes edhe njerëz me të cilët bashkëpunon dhe komunikon shumë  mire, jo vetëm për punën, por edhe për veprimtari të tilla. Drejtori i Administratës, zoti Andon Nano, njeri tepër korekt dhe i përkushtuar pas punëve që i kërkohen, nuk mbetet mbrapa edhe në organizimin e këtyre veprimtarive, duke i nderuar e kënaqur që të gjithë të pranishmit, si edhe vetë institucionin ku punon.

Uroj që kjo vëmendje ndaj kujtdo që ka punuar diku dhe del në pension të shërbejë si shembull edhe për institucione të tjera, ku nuk praktikohet një shembull i tillë. Këto lloj ceremonish janë një falenderim i madh për këdo që ka bërë punën e tij gjatë  gjithë jetës dhe në fund e lë atë për të dalë në pension.  Kjo do të ishte më e pakta. Por, kur ky falenderim shoqërohet edhe me një dhuratë, siç bëri edhe RTSH me ata për të cilët po flasim, atëhere kjo është vlerë mbi vlerat dhe duket sikur ata i bën edhe më të rinj nga mosha që kanë.

Uroj që ata ish punonjës të RTSH për të cilët është bërë ceremonia të kenë shëndet dhe të gëzojnë sëbashku me familjarët dhe dashamirësit e tyre. Kurse RTSH dhe drejtuesit e tij me Zotin Thoma Gëllçi në krye, patshin gjithënjë ceremoni të tilla, nëpërmjet të cilave nderohen njerëzit, dhe njëkohësisht lartohen edhe vlerat e vet institucionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073938369750977
array(1) { ["section"]=> string(109) "folesi-legjendar-i-radio-tiranes-vlere-e-shtuar-ceremonia-e-nderimit-per-punonjesit-veteran-te-rtsh-se-177897" }