Foli në telefon duke i dhënë Bentleyt, David Beckham e pëson keq (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:55 09-05-2019 Foli në telefon duke i dhënë Bentleyt, David Beckham e pëson keq (Video) David Beckham duke folur ne telefon ne Bentleyn e tij

David Beckham është dënuar për gjashtë muaj për të mos i dhënë makinës pasi u kap duke folur me telefon në mjetin e tij Bentley.

Ai është ndaluar të ngasë makinën për gjashtë muaj dhe është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 750 paundsh  pasi e ka pranuar që ka përdorur telefonin gjatë në momentin që ka qenë duke i dhënë makinës.

Beckham u ndalua nga gjykatësja e qarkut Catherine Moore. Ish futbollisti i njohur dhe modeli nuk shfaqi asnjë reagim përsa i përket dënimit të marrë.

Me vendimin e gjykatës, Beckham ishte gjobitur me 750 paund, si dhe kishte paguar shpenzimet e ndjekjes penale prej 100 paundësh.

Pas largimit nga seanca dëgjimore, Beckham, i cili kishte ardhur në gjykatë me një mjet Range Rover, sipas mediave hyri në makinë si pasagjer, pa dhënë asnjë detaj për shtypin i cili ishte mbledhur aty. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmante: Bllokohen 22.9 ton kripë, ishte jashtë standarteve
Punonte në bujqësi, kapet shqiptari me drogë e mijëra euro në banesë »
Article Logic
Execution time: 0.011575937271118
array(1) { ["section"]=> string(76) "foli-ne-telefon-duke-i-dhene-bentleyt-david-beckham-e-peson-keq-video-163630" }