Foli “përçart”, reagon për videon Joleza Koka: Jeni rini me mentalitet të vjetër

Publikuar tek: politike, më 16:23 09-02-2016 Foli “përçart”, reagon për videon Joleza Koka: Jeni rini me mentalitet të vjetër

Kryetarja e Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar (FRESSH), Joleza Koka, ka reaguar pas publikimit të videos ku po mbante një fjalim që nuk kishte asnjë kuptim, duke arritur të habisë edhe ministrin Saimir Tahiri.

Joleza Koka thotë se kjo video e ka ndihmuar të identifikojë tre lloje karakteresh: Të rinjtë me mentalitet më të vjetër se prindërit e tyre, gazetarët e PD-së që bëjnë lajme për klikime dhe ata që i dinë se ku ndodhen shtëpitë e ministrave pasi kanë shkuar aty të paktën një herë me CV në dorë.

“Jam kënaqur këto dy ditë me këtë gallatën sepse nëpërmjet kësaj evidentohen 3 lloj karakteresh:

Karakteri i parë janë të rinjtë që fjalimin tim e kritikojnë si të jenë kryekomunaret e portokallisë, njerëz më të vjeter në mentalitet dhe se prindërit e tyre.

Të dytët në listë janë gazetarët e PD-së, të cilët duke qënë se pronarët i kanë vënë të prodhojnë lajme vetëm për hiret (e çiljetës), meqënë se në portalet e tyre vetëm ato lajme klikohen, çdo video apo shkrim e lexojnë sipas fantazive rozë të pronarëve të tyre.

Dua të ripërsëris atë që kam thënë këtu, në shqipëri në harkun kohor të dhjetë orëve mund të shkëmbehesh me kryetar bashkie, ministra, kryeministra etj, ku në një hapësirë 2 km2 jeton dhe punon gjithë aparatura e shtetit nuk duhet me e marr veten shumë seriozisht. Është për të ardhur keq ndonjëherë që ambiciet e aspirant politikanëve i kalojnë dhe shtrirjen gjeografike të Shqipërisë.

Sa për shtëpite e ministrave gjysma e këtyre kritikëve i dinë shumë mirë se i kanë çuar të paktën një herë prindërit me nga një cv në dorë t’i presin tek dera.

Që kështu javë të mbarë, pa strese, suksese në punën tuaj dhe më gjerë.

Edhe një herë për kenaqësinë e atyre që se kanë parë, me poshtë video:

 

er6jh8t6eu.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0088291168212891
array(1) { ["section"]=> string(82) "foli-percart-reagon-per-videon-joleza-koka-jeni-rini-me-mentalitet-te-vjeter-32140" }