Fondacioni i Donald Trump ka shkelur ligjin, përdori paratë e bamirësisë për qëllime personale

Publikuar tek: bota, më 17:32 22-11-2016 Fondacioni i Donald Trump ka shkelur ligjin, përdori paratë e bamirësisë për qëllime personale

“Trump Foundation”, fondacioni bamirës i Donald trump ka pranuar në formularët e autoriteteve financiare në SHBA (IRS) se ka shkelur një prej ligjeve që ia ndalon liderave të tyre të përdorin paratë e bamirësisë për të ndihmuar veten, familjen dhe biznesin.

Në dokumentet e siguruara nga The Washington Post të plotësuara nga fondacioni bamirës në vitin 2015, IRS pyet nëse fondacioni i ka transferuar para apo asete një “personi të skualifikuar”, dhe ata u përgjigën me “Po”, raporton Newsbomb.al.

Një person i skualifikuar, në këtë kontekst mund të jetë Donald Trump, presidenti i fondacionit, pjesëtar i familjes së tij apo menaxher i bizneseve të Trump.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032966136932373
array(1) { ["section"]=> string(99) "fondacioni-i-donald-trump-ka-shkelur-ligjin-perdori-parate-e-bamiresise-per-qellime-personale-60342" }