Emina Cunmulaj, është modelja shqiptare që ka shkëlqyer në shumë pasarela ndërkombëtare.
Prej kohësh Emina jeton në Amerikë, me familjen e saj dhe aktualisht është në pritje të fëmijës së dytë.
Në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, modelja ka ndarë një lajm të mirë me fansat për bashkëshortin e saj. Prestigjozja “Forbes” shkruan për bashkëshortin e saj, biznesmenin Sam Nazarian. Në artikull flitet për hapjen e një rrjeti hotelesh nga ana e tij.
“Burri im boss, Jam shumë krenare për ty”.- shkruan Emina për bashkëshortin e saj.