Forcat e Armatosura në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, Xhaçka: Mbi 12 mijë persona në terren, në dispozicion 24 orë

Publikuar tek: politike, më 22:24 26-03-2020 Forcat e Armatosura në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, Xhaçka: Mbi 12 mijë persona në terren, në dispozicion 24 orë FotoArkive: Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë individëve dhe familjeve në nevojë, me mbi 12 mijë persona në terren dhe një zyrë operacionale që funksionon 24 orë.

“Puna jonë është spostuar në një zyrë operacionale që funskionon 24/24. Në terren janë më shumë së 12 mijë persona me shtabe operacionale që koordinohen nga Ministri i Mbrojtjes. Gjithashtu është në koordinim me Ministrinë e Shendetësië dhe atë të Brendshme. Kemi koordinim me drejtorët e postës.

Pastaj nëpërmejt strukturave lokale ndihma shkon atje ku ndodhen pensionistët dhe familjet në nevojë në bazë të një liste të verifikuar. Përveç administratorëve lokal në terren ,kemi dhe disa numra kontakti që nuk përfitojnë përmes skemës dhe mund të kontaktojnë dhe ne jemi gati 24 orë për të marrë këto kërkesa dhe nevoja dhe për ti reflektuar në përditshmëri”, u shpreh Ministrja Xhaçka në një lidhje telefonike me gazetaren Eni Vasili.

Për familjet që janë në nevojë dhe pensionistët e vetmuar, ministrja tha se administratorët loaklë kanë shpërndarë numrat për të gjitha këto familje, në mënyrë që ato të kontaktojnë dhe të marrin ndihmë.

“Do kujdesimi për këdo që ka nevojë. Për ata që nuk kemi kontaktuar apo nuk u kemi vajtur në familje dhe gjykojnë që nuk janë në skemën tonë, administratorët lokalë kanë vënë në dispozicion numra kontakti që ata të na telefonojnë. Nëse këto nuk janë të mjaftueshme kemi platformën e bashkëqeverisjes, jo vetëm për Forcat e Armatosura por për të gjitha institucionet e tjea, që funksionon në 24 orë”, shtoi ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090289115905762
array(1) { ["section"]=> string(145) "forcat-e-armatosura-ne-gatishmeri-per-t-ju-ardhur-ne-ndihme-familjeve-ne-nevoje-xhacka-mbi-12-mije-persona-ne-terren-ne-dispozicion-24-ore-200219" }