Forcat e sigurisë hapin zjarr ndaj protestuesve pranë vendit të shenjtë, 18 të vdekur dhe qindra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 13:33 29-10-2019 Forcat e sigurisë hapin zjarr ndaj protestuesve pranë vendit të shenjtë, 18 të vdekur dhe qindra të plagosur

Forcat irakiane të sigurisë, të veshur me maska dhe rroba të zeza, hapën zjarr ndaj protestuesve në qytetin e shenjtë Shiit të Karbala të martën, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë, thanë zyrtarët e sigurimit, në një nga sulmet më vdekjeprurëse, pasi vendi u përfshi nga protestat e shumta këtë muaj.

Sulmi, i cili ndodhi brenda natës, erdhi teksa irakianët dolën në rrugët e qytetit për të pestën ditë radhazi, duke protestuar kundër korrupsionit të qeverisë së tyre, mungesës së shërbimeve dhe ankesave të tjera.

Protestat, pa udhëheqës dhe kryesisht spontane, janë përballur me gëzhoja dhe gaz lotësjellës që nga dita e parë.

Të paktën 72 protestues, pa përfshirë ndodhitë e fundit në Karbala, janë vrarë që nga rifillimi i protestave antiqeveritare në Irak të premten, pas 149 të vrarëve gjatë një vale të hershme të protestave këtë muaj.

Zyrtarët e Sigurimit thanë se sulmi i së martës ndodhi në Sheshin e Edukimit në Karbala, rreth 1.2 milje larg Faltores së Imam Huseinit, ku protestuesit kishin vendosur tenda për lutjen e tyre.

Një dëshmitar okular tha se qindra protestues ndodhëshin në kamp, kur u qëllua me plumba drejt tyre nga një makinë që po kalonte, duke folur në kushte anonimiteti, nga frika për të ruajtur sigurinë e tij. Tendat u përfshinë në flakë, shtoi ai.

Protestat janë shtuar dhe demonstruesit tani po bëjnë thirrje për ndryshime gjithëpërfshirëse, jovetëm për dorëheqjen e qeverisë. Kryeministri i Irakut Adel Abdel-Mahdi, ka premtuar një riorganizim të qeverisë dhe një paketë reformash, të cilën demonstruesit tashmë e kanë hedhur poshtë.

Të hënën, autoritetet njoftuan një shtetërrethim nga mesnata deri në orën 6 të mengjesit në kryeqytet, teksa protestat rifilluan. Një zyrtar i lartë i sigurimit vlerësoi se 25,000 protestues morën pjesë në demonstrata në kryeqytet.

Mijëra studentë u bashkuan në protestat anti-qeveritare të Irakut të hënën, ndërsa përleshjet me forcat e sigurisë, të cilët gjuanin me gaz lotësjellës, lanë të vdekur të paktën tre demonstrues dhe plagosën më shumë se 100.

Studentët lanë mësimin në disa universitete dhe shkolla të mesme në Bagdad të hënën për të marrë pjesë në protestë, megjithëse qeveria kishte urdhëruar që shkollat dhe universitetet të funksionojnë normalisht.

Një nga personat e vrarë ishte një 22-vjeçare, studente e mjekësisë, e para femër e vrarë që nga fillimi i protestave në fillim të këtij muaji. Ndërkohë që shtatëmbëdhjetë studentë ishin midis të plagosurve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011682033538818
array(1) { ["section"]=> string(114) "forcat-e-sigurise-hapin-zjarr-ndaj-protestuesve-prane-vendit-te-shenjte-18-te-vdekur-dhe-qindra-te-plagosur-183933" }