Forcat e xhenios nisen me urgjencë nga Tirana, bëjnë shpërthimin e kontrolluar të një predhe në Klos, rrezikonte të... (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:06 22-01-2021 Forcat e xhenios nisen me urgjencë nga Tirana, bëjnë shpërthimin e kontrolluar të një predhe në Klos, rrezikonte të... (FOTO) Foto e predhes se gjetur ne Klos

Forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes janë nisur me urgjencë mëngjesin e sotëm drejt Klosit, dhe kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të një predhe, që është gjetur nga një banor në rrjedhën e lumit Mat.

Ka qenë një banor i zonës ai që ka pikasur predhën e rrezikshme, teksa mblidhte dru për zjarr. Menjëherë ka njoftuar Policinë, e cila kur ka parë se ajo ishte me djegore dhe mund të shpërthente, ka bërë rrethimin e vendit dhe ka njoftuar forcat e xhenios.

Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës, duke eliminuar rrezikshmërinë e saj.

Predha në fjalë dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish-pazari i vjetër, megjithëse ato janë certifikuar si të pastra 4 vite më parë kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga ish-ministrja Mimi Kodheli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Elbasan 54 vjeçari i dëguar për organizatë kriminale (EMRI)
Shpërndante kokainë në disa zona të Tiranës, prangonet “spaçatori” 40 vjeçar (EMRI - Çfarë iu gjet në makinë) »
Article Logic
Execution time: 0.013177156448364
array(1) { ["section"]=> string(125) "forcat-e-xhenios-nisen-me-urgjence-nga-tirana-bejne-shperthimin-e-kontrolluar-te-nje-predhe-ne-klos-rrezikonte-te-foto-235942" }