Trupat irakiane ndërmorën sot një sulm të madh për të rimarrë një qytet, kryesisht të krishterë pranë qytetit kryesor të Mosulit, nga milicisë ekstremiste të Shtetit Islamik, raportoi televizioni shtetëror ”Al-Iraqiya”.
“Divizioni i Nëntë i Armatosur, i mbështetur nga forcat ajrore të udhëhequr nga SHBA-ja , sulmuan qytetin e Hamdaniyahut, rreth 20 kilometra në juglindje të Mosulit, një bastion kryesor i Shtetit Islamik në Irak”, njoftoi televizioni.
“Forcat arritën në qendër të Hamdaniyahut, i njohur gjithashtu si Qaraqosh, dhe ngritën flamurin irakian”, thuhet në raport.
Shteti Islamik mori nën kontroll Hamdaniyahun në gusht të vitit 2014 duke detyruar një eksod masiv nga qyteti.