Forcat operacionale aksion blic nëpër burgje, kapen me telefon 4 të burgosur (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:30 21-05-2019 Forcat operacionale aksion blic nëpër burgje, kapen me telefon 4 të burgosur (EMRAT)

Prej ditësh Forcat Operacionale të policisë së burgjeve kanë nisur kontrollet blic nëpër qeli për të rritur sigurinë dhe për të sekuestruar objektet e paligjshme.

Mësohet se gjatë këtij operacioni janë kapur me telefon celular në qeli të burgosurit: Admir Tafili Asmer Bilali, Edmond Leskaj dhe Leo Osmanaj

 Kujtojmë se pasditen e djeshme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me punonjësit e Shërbimit të Kontrollit në Burgje për të rritur masat e sigurisë dhe parandalimin e futjes së objekteve të paligjshme.

Mirëpo ndërkohë që ministrja zhvillonte takime për të rritur sigurinë brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, të burgosurit sfidojnë me video në Instagram. Një nga personat e arrestuar me bujë së fundmi, koka i grupit kriminal Bajri, Safet Bajri ka postuar video nga burgu, duke ndjekur një emision humori.

Ajo që bie në sy në videon e shpërndarë nga Safet Bajri, është televizori i teknologjisë së fundit, i harkuar dhe i lidhur me internet, telefoni celular dhe aksesi i Bajrit në Instagram.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053228855133057
array(1) { ["section"]=> string(88) "forcat-operacionale-aksion-blic-neper-burgje-kapen-me-telefon-4-te-burgosur-emrat-165083" }