Forcat Speciale maqedonase pozicionohen te “Kodra e Diellit”, rriten tensionet

Publikuar tek: rajon, më 20:22 10-03-2017 Forcat Speciale maqedonase pozicionohen te “Kodra e Diellit”, rriten tensionet

Forcat Speciale të Policisë së Maqedonisë janë stacionuar para disa ditëve në “Kodrën e Diellit” në Tetovë respektivisht në hotel “Sllavija” njoftojnë për portalin Shqipmedia burime nga Kodra e Diellit.

Nuk dihet numri i saktë i tyre por burimet thonë se ato kanë bllokuar hotelin dhe nuk lejohen turistët të afrohen edhe pse këta të fundit tani më nuk gjenden aty pasi “Kodra e Diellit” nuk ka borë më.

Sot një grup me emrin UÇK AKSH TETOVË ka dalë me komunikatë të publikuar nga Tv Koha ku kanë njoftuar se ata jane një grup prej 80 ushtarësh shumë shpejt do ta shpallim Republikën e ILIRIDËS. Në krye të kësaj grupe sipas nënshkrimit të komunikatës ndodhet i “famshmi” komandant Nacisti, për të cilin portali Shqipmedia disa ditë para zgjedhjeve të 11 dhjetorit publikoi lajmin se ai ka hyrë në Maqedoni pasi i ka ikur arrestit shtëpiak në Kosovë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072708129882812
array(1) { ["section"]=> string(81) "forcat-speciale-maqedonase-pozicionohen-te-kodra-e-diellit-rriten-tensionet-71485" }